Barcelona largohet nga gara për Schlotterbeck

nga L. M

Borussia Dortmund ka qenë e shqetësuar për largimin e mundshëm të Nico Schlotterbeck për disa javë,por pas Bayern Munich, edhe një tjetër klub i madh duket se është tërhequr nga gara për qendërmbrojtësin 26-vjeçar.

Schlotterbeck ka qenë objekt i vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë. Borussia Dortmund është e vendosur ta mbajë lojtarin kyç, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, duke i ofruar një rol udhëheqës dhe një rritje të konsiderueshme page.

Së fundmi u raportua se BVB mund të pranojë një klauzolë lirimi duke filluar nga vera e vitit 2027. Shumë klube të mëdha janë lidhur me lojtarin, ndërsa Bayern Munich duket se është tërhequr për momentin. Sipas raportimeve të gazetës katalunase ‘Sport’, një transferim i Schlotterbeck te Barcelona nuk është më në tavolinë.

Burime të brendshme të klubit katalanas shpjegojnë se, megjithë cilësitë e lojtarit, i mungon “shpejtësia e nevojshme për t’u përshtatur me stilin e lojës së Hansi Flick”.

Dyshimet nga Barcelona ishin raportuar që në dhjetor, dhe tani duket se është marrë një vendim paraprak. Barcelona do të tentojë transferimin e Alessandro Bastonit dhe Nico Schlotterbeck nuk bën pjesë më në planet e gjigantit katalunas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More