Ndonëse tashmë janë prindër të një vajze, Bjordi nuk ka nguruar të tregohet i sinqertë, teksa është shprehur se puna në skenë me Annën bëhet e lodhshme, pasi ajo kërkon shumë llastim.

“Anna ka një metodë pune që mua më çmend. Para se të fillojë një skenë, Anna është shumë e vështirë dhe ka një moment që duhet të llastohet pak. Deri nga fundi i projektit unë duhet ta heq nga puna, nuk e duroj dot. Edhe tani më thotë: ‘s’më ke marrë tek filmi i parë’. Ishte shtatzënë, si mund ta merrja? Kemi pasur diskutime këto kohët e fundit”, u shpreh Bjordi.

Mirëpo pas deklaratës së tij, në monitorin e studios u shfaq një letër nga Anna Lika, ku ajo i shprehte gjithë krenarinë dhe dashurinë që ndjen për të.

“Bebi im, a e gjen kush jam unë që po të shkruaj? Nëse e gjete, atehere po vazhdoj me letren; nese jo, e mbyllim ketu dhe e flasim ne shtepi. Bravo, e gjete: jam aktorja jote e preferuar dhe mamaja e vajzës tënde, se grua nuk them dot, pasi nuk kam marre akoma ndonje propozim për martesë. Ne fillim, kur jemi njohur, s’është se e kemi pasur shumë qejf njeri-tjetrin dhe s’do me kishte shkuar kurrë mendja që sot do të ishim prindërit e një mrekullie, ashtu siç ajo ka edhe emrin, Marvel,” shprehej aktorja ndër rreshta.

Megjithatë Anna e falënderonte Bjordin për përkujdesjen, dashurinë dhe sakrificat që bën çdo ditë për familjen, duke theksuar se ajo dhe vajza e tyre janë shumë krenare për të.
“Por sot di të të them që të dua shumë dhe më ke bërë femrën më të lumtur në botë di s’do të të zëvendësoja me asnjë. Te falenderoj per përkujdesjen qe ke për mua, per dashurinë qe me dhuron çdo ditë, për çdo sakrifice që ti bën për ne dhe që të kam pasur pranë si në ditët e bukura, ashtu edhe në ditët më të zymta të jetës sime,” vazhdonte ajo teksa me humor mbyllte letrën: “E di që të jetosh dhe të merresh me mua nuk është e lehtë, por ti ja del më së miri sin set, ashtu edhe në shtëpi. Une dhe Marvel jemi shumë krenare per ty dhe te duam shume.PS: Ne filmin e radhës pres nje rol, se tek ky i fundit ta fala.”




