Balla: “Grup zjarri” mes protestuesve të PD-së, përdorimi i molotovëve të rregullohet me ligj

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se në protestën e fundit të opozitës kishte edhe “një grup zjarri” me fytyra të mbuluara, të cilët kishin ardhur me një axhendë të qartë.

Duke replikuar në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajn, Balla u ndal sërish te protesta e dhunshme e opozitës.

Balla theksoi se aktet e dhunës nuk erdhën nga protestuesit, anëtarë apo militantë të Partisë Demokratike që kishin dalë në protestë, por nga një “grup zjarri”.

“Ata kishin ardhur me një agjendë të qartë dhe ishin pozicionuar në mënyrë të koordinuar”, tha Balla.

Sipas tij, mediet kishin evidentuar pozicionimin e këtij grupi që përpara nisjes së protestës.

Balla tha se ata fillimisht mbanin tabela, por më pas hapën palltot dhe nxorën një arsenal mjetesh që ai i cilësoi si armë.

Sipas tij, “këto mjete duhet të konsiderohen armë dhe se përdorimi i tyre duhet të sanksionohet dhe rregullohet me ligj, duke e bërë të papranueshëm përdorimin e tyre në mjedise publike ku ndodhen shumë qytetarë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More