Digjet resorti i famshëm i skijimit në alpet franceze

nga D. V.

Disa persona u evakuuan pasi një zjarr goditi të mërkurën një hotel pesë yjëshe në qendrën e skijimit Courchevel në Alpet franceze.

Asnjë nuk u lëndua në zjarrin që shpërtheu në tavanin e hotelit Hotel des Grandes Alpes, njoftoi prefektura e rajonit Savoie në faqen e saj zyrtare.

Mbrëmë u evakuuan mbi 90 persona, ndërsa hoteli i afërt Le Lana, me rreth 200 mysafirë, u evakuua gjithashtu këtë mëngjes për shkak të rrezikut, pasi zjarri ende nuk është shuar.

Stafi dhe mysafirët u zhvendosën në hotele të tjera, shkruajnë mediat e huaja. Në vendngjarje u dërguan 131 zjarrfikës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Masat e sigurisë në rajon janë nën vëzhgim të shtuar pas zjarrit në një bar në qendrën zvicerane të pushimeve Crans-Montana në Vitin e Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë, shumica adoleshentë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More