Kuvendi dhe Breinster Nekst nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

nga D. V.

Shkup, 28 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe drejtori i Breinster Nekst, Petar Ninoski sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim.

Siç informoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, me Memorandumin konstatohet korniza për aktivitete të përbashkëta të kahëzuara drejt avancimit të përvojës arsimore dhe nxitjes së këmbimit të njohurive dhe praktikave të mira.

“Bashkëpunimi parashikon aktivitete që do të mundësojnë përfshirjen praktike të studentëve përmes programeve të punës praktike brenda shërbimit parlamentar, pjesëmarrjen në projekte dhe zgjidhje reale në koordinim me Kuvendin, si dhe shkëmbimin e njohurive përmes sesioneve dhe ligjëratave të mysafirëve në lidhje me transformimin digjital dhe qeverisjen elektronike. Përveç kësaj, parashikohet edhe pjesëmarrja në hakatone dhe gara, si dhe mundësia për të përcaktuar edhe forma të tjera të bashkëpunimit”, qëndron në kumtesë.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut  theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj nismave që kontribuojnë në zhvillimin e kapitalit njerëzor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e të rinjve përmes formave moderne të bashkëpunimit me sektorin e arsimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More