Përbërja e re e KSHZ-së do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

nga D. V.

Shkup, 29 janar – Përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

 Përbërja e re të KSHZ-së, e cila dje  u votua nga deputetët, përbëhet nga Bojan Mariçi, kryetar i Komisionit, Abdush Demiri nënkryetar, dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu.

 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë). Kandidatët për anëtarë të KSHZ-së duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në vend, të jenë juristë të diplomuar me të paktën tetë vjet përvojë pune si juristë dhe të mos jenë anëtarë të një organi të partisë politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More