Balluku: Mbi 600 milionë lekë mbështetje për fermerët, u përthithën 95 % e fondeve

nga D. V.

kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se “qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve”.

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “mjafton t’i referohemi shifrave nga viti në vit për të kuptuar se si ka ndryshuar kjo mbështetje dhe se si skemat e mbështetjes sot arrijnë të asimilohen shumë më mirë nga fermerët”.

“Në vitin 2025 mbi 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të skemave, të cilat janë ezauruar në 95% të tyre, gjë që tregon që tashmë edhe skemat janë më të kuptueshme edhe aplikuesit dinë ta kryejnë procesin më mirë”, theksoi Balluku.

Ministrja Balluku tha se “buxheti 2026 është më i madhi historik i vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare për bujqësinë, blegtorinë edhe peshkimin”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More