Berisha: Mosbindje civile në 10 shkurt. Kreu i PD: Nuk përjashtojmë asnjë skenar, në shesh deri në largimin e Ramës

nga Xh M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përjashtoi asnjë skenar për protestën e 10 shkurtit. Në një bashkëbisedim me qytetarët online, kryedemokrati paralajmëroi se opozita ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile.

“Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtetet janë në një dorë”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te partitë e tjera opozitare, për të cilat u shpreh se heshtja e tyre i shërben vetëm qeverisë.

“Njeriu është i lirë të thotë atë që do. Zgjedhësit, ata që kanë votuar Agron Shehajn se kanë votuar që ai mos të bashkohet në një front të gjerë opozitar për të larguar të keqen, Edi Ramën. Ata qytetarë konsiderojnë Edi Ramën të keqën më të madhe. Opozita është e hapur. Ju kam informuar. Ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, janë në shërbim të qeverisë”, tha kreu i qeverisë.

Pyetur se përse nuk e fton Lulzim Bashën, Berisha nuk i kurseu sulmet për ish-kryetarin e Partisë Demokratike.

“Këta janë fatkeqësia e kombit, janë mjerimi kombëtar. Unë them më mirë të mos i ngatërrojmë. A të bëj një pyetje? Nuk patën rastin ata që të ishin në të mirën e Shqipërisë? Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës ishin pasurimi i tij dhe shkatërrimi (i opozitës). Për ata të tjerët pyesni se çfarë thonë kur kanë drejtuar fushatat”, tha lideri demokrat.

Gjatë bashkëbisedimit online, Berisha rikonfirmoi se Partia Demokratike nuk do të ndalë tubimet deri në rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike./vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More