Takimi misterioz që ndezi rrjetet sociale, çfarë po përgatisin aktorët Blerina Veseli dhe Enis Murati!?

nga Xh M

Një takim i papritur mes Blerina Veselit dhe Enis Muratit ka trazuar rrjetet sociale dhe ka vënë në lëvizje aludimet e publikut. Aktorja më e përfolur e këtij viti është parë në shoqërinë e Enis Muratit, një nga emrat më të njohur të projekteve të Ramazanit ndër vite të realizuara përmes produksioneve të ndryshme dhe nga ky vit përmes produksionit të tij Bora Production

Fotot e publikuara nga lexuesit janë shpërndarë me shpejtësi, ndërsa ndjekësit po spekulojnë fuqishëm për një bashkëpunim të ri që mund të jetë në përgatitje. Heshtja e Enis Muratit për angazhimet e këtij viti, e kombinuar me hovin e jashtëzakonshëm në karrierën e Blerina Veselit, vetëm sa e shton misterin dhe pritshmëritë.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar, duke lënë publikun në pritje dhe kureshtje maksimale. A kemi të bëjmë me një projekt surprizë që do të zbulohet së shpejti apo ky takim fsheh diçka më shumë? Përgjigjet, mesa duket, pritet të vijnë shumë shpejt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More