Seanca e jashtëzakonshme sonte në ora 19:00

nga D. V.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur që sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në ora 19:00, raporton Ekonomia Online.

Përveç komisioneve parlamentare në rend të ditës do të jetë buxheti por edhe rezoluta për procesin gjyqësor që po ndodh në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush dot ë kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se për rezolutën e UÇK-së të gjithë do të jenë të bashkuar.

“Dhe çështja tjetër do të lidhet me rezolutën që ndërlidhet me procesin e padrejtë që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve TË Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas diskutimeve në KRYESINË E Kuvendit ka vullnet nga grupet parlamentare të marrë mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Do të ketë paraprakisht një takim të përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Por besoj që pavarësisht dallimeve që mund ët kemi për çështje të ndryshme, kur bëhet fjalë për luftën e drejt të UCK dhe në raport me proceset e padrejta që po ndodhin në Hagë dueht të jemi të unifikuar duhet të jemi bashkë”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More