Njësitet serbe pranë kufirit, ministri Maqedonci: Forca e Kosovës gati për çdo kërcënim

nga Xh M

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mbetet e gatshme të përballet me çdo agresor, është shprehur ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, duke përmendur njësitë ushtarake serbe pranë kufirit.

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve, Anadollu, z. Maqedonci deklaroi se 48 baza operative serbe ndodhen në afërsi të Kosovës.

FSK-ja ka aktualisht një personel prej rreth 4 mijë pjesëtarësh dhe organizimi i brendshëm po modernizohet teksa vendi ka ambicien strategjike që dikur të bëhet pjesë e NATO-s.

Blerjet e armatimit janë të drejtuara në vendet e NATO-s. Ne nuk blejmë nga asnjë vend që nuk është pjesë e NATO-s. Kryesisht jemi fokusuar të bëjmë blerje nga vendet me të cilat kemi partneritet më të afërt, si SHBA, Turqia, Gjermania dhe vende të tjera,” theksoi ministri.

Nga viti 2021 deri në vitin 2023, qeveria e Kosovës kanë ndarë mbi 200 milionë euro për blerjen e armëve dhe pajisjeve të ndryshme në kuadër të transformimit të FSK-së në ushtri.

Në arsenalin luftarak janë edhe dronët Bajraktar TB2, të cilët vendi i bleu nga Turqia vitin e kaluar. Produkte turke nën zotërimin e Kosovës janë edhe disa raketa kundërtank dhe automjetet “Vuran” të armatosur me mortaja.

Njësitë e veçanta që merren me drejtimin e Bajraktarëve TB2, zhvillojnë aktivitete të ndryshme me ta dhe me të vërtetë ne i shohim si asetet kyçe të FSK-së,” u shpreh ministri Maqedonci.

FSK-ja u themelua në vitin 2009 për të ofruar operacione për menaxhimin e krizave në Kosovë dhe përtej kufirit, ndërsa me ndryshimet ligjore të vitit 2018 ka filluar procesin e transformimit të saj në ushtri, i cili pritet të zgjasë 10 vjet. /AA https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/ministri-kosovar-i-mbrojtjes-maqedonci-fsk-e-gatshme-p%C3%ABr-cdo-k%C3%ABrc%C3%ABnim-q%C3%AB-paraqitet-p%C3%ABr-vendin/3185102

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More