Parashikimi i motit në Shqipëri

nga D V

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta dhe të thata.

Moti parashikohet fillimisht të jetë i kthjellët në orët e mesditës, ndërsa pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente. Më pas mot i kthjellët e vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 31 gradë Celsius. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More