Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur

nga Redaksia

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të premten se duhet të formohet sa më parë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.Ferguson, mes tjerash thotë se ky hap do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.“Ne duam ta shohim atë të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mendojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i dhënë njëfarë besimi komunitetit serb në Kosovë rreth mënyrës se si mund të menaxhohen më mirë punët e tyre”, u shpreh Ferguson.“Ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kështu ne vazhdojmë të inkurajojmë autoritetet në Kosovë që të ecin përpara me këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe i dërguari special i kryeministrit tonë Lord (Stuart) Peach ka qenë shumë i qartë për këtë”, tha ai në një intervistë për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.Ambasadori britanik potencon se nuk kanë parë përparim të mjaftueshëm në marrëveshjet e fundit të arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit.“Ne nuk jemi një pjesë thelbësore e tij, por ne e mbështesim atë. Ne mendojmë se është me të vërtetë e rëndësishme të vazhdojmë të flasim, por, më shumë se kaq, ne mendojmë se është me të vërtetë e rëndësishme të ecim përpara me angazhimin që të dyja palët kanë bërë për të zbatuar ato. Marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit që u arrit vetëm vitin e kaluar, ne nuk kemi parë ende përparim të mjaftueshëm”, tha Ferguson.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More