Osmani në Strasburg në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

nga D V

Shkup, 16 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, krahas fjalimit në sesionin e nesërm, sonte Osmani do të marrë pjesë në darkën e punës me temë “Qëndrueshmëria e projektit europian në kohën e kërcënimeve të shumta” e organizuar nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq dhe presidentja e Komitetit të Ministrave të Lihtenshtajnit, Domenik Hasller.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, në margjinat e sesionit të Këshillit të Evropës, Osmani do të realizojë edhe takime të shumta me kolegët e tij nga vende të ndryshme, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More