Komisioni për Siguri miraton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

nga D V

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kanë miratuar një mori projektligjesh që kanë të bëjnë me institucionet e sigurisë së lartë, siç është Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Projektligjin për Letërnjoftimin dhe atë për Shërbimet Private të Sigurisë, duke i dërguar për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.

Po ashtu, deputetët miratuan edhe raportin me propozim-amendamentet për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, teksa ka prezantuar propozim amendamentet, tha se janë inkorporuar edhe propozimet e opozitës.

“Ne si grup punues të Komisionit funksional, kemi punuar këtë projektligj për siguri. Disa amendamente të propozuar nga deputeti Qalaj janë inkorporuar si amendamente të komisionit”, tha Mehmeti-Selimi.

Po ashtu anëtarët e Komisionit, miratuan edhe raportin me rekomandime për projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë dhe raportin me rekomandime për Projektligjin për Mbrojtje nga Zjarri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More