VLEN: Me VMRO-në kemi arritur marrëveshje që Afrim Gashin ta propozojmë për kryetar të Kuvendit

nga D V

Shkup, 28 maj – Nga VLEN njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në që ta propozojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit, përcjell TV21. Gashi pritet të votohet në seancën konstitutive që po mbahet sot në Kuvend.

“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e
përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thonë nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More