“56 634 raste në 3 muaj në Europë”, OBSH-ja ngre alarmin për fruthin

nga Xh M

Shkup, 29 maj – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për shifra në rritje të të prekurve me fruth. Sipas raportimeve të fundit, 56 634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së në tre muajt e parë të vitit 2024.

“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme, edhe aty ku mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit është i lartë, të vaksinojnë grupet vulnerabël, të mbulojnë boshllëqet e imunitetit dhe kështu të parandalojnë përhapjen e virusit në çdo komunitet”, tha Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën.

Fruthi është një sëmundje virale dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në mbarë botën, që transmetohet me frymëmarrje, kollë ose teshtitje dhe mund të prekë çdo person të paimunizuar. Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqe të kontaminuara deri në 2 orë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More