Osmani në Pragë në takim joformal ministror të NATO-s

nga D V

Shkup, 30 maj – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të udhëtojë për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

Siç kumtuan nga MPJ-ja, Bisedimet do të fokusohen në sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, si dhe forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.

“Njëherit do të bëhet fjalë për përgatitjet përfundimtare dhe vendimet kyçe që pritet të miratohen në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington”, theksohet në kumtesën nga MPJ-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More