Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren serbe, Nevena Jovanoviq

nga D V

Shkup, 30 maj – Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm të presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës kumtuan se ajo e ka riafirmuar përcaktimin nga ana e vendit tonë për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta përmes dialogut të hapur, për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjelltë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ambasadorja Jovanoviq këmbyen mendime dhe informata për gjendjet aktuale në rajon, në kontekst të perspektivës së tij evropiane.

Ambasadorja Jovanoviq e uroi presidenten Siljanovska Davkova për marrjen e funskionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More