Glauk Konjufca tregon momentin kur e mendoi dorëheqjen

nga D V

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar momentin e vetëm kur e ka menduar dorëheqjen gjatë këtij mandati.

Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, kryeparlamentari tha se ai moment ishte seanca e 13 korrikut të vitit të kaluar e cila pati eskaluar mes grupeve parlamentare, e kur pati edhe përleshje mes deputetëve.

“Momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje. Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen”, ka thënë Konjufca.

Në atë seancë, situata eskaloi kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, derisa ky i fundit po fliste nga folëtorja e Kuvendit.

Ky veprim u pasua nga përleshja fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të kabinetit qeverisës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More