Taravari thirrje bashkëpartiakëve: Ne jemi partia e lirisë dhe ndryshimit, ASH-ja ju pret

nga Redaksia

Gostivar, 31 maj – Arben Taravari ka bërë thirrje deri te të gjithë bashkëpartiakët, kolegët dhe bashkëudhëtarët për bashkim, me faktin se në shtator mbahet Kongresi i ASH-së.

“Të dashur bashkëpartiakë, Të nderuar kolegë, Të respektuar bashkudhëtarë! Në shtator do të mbahet Kongresi i ASH-së. Në këtë kohë të jashtëzakonshme për nga rëndësia, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e partisë tonë! Pavarësisht çfarë mund të ketë ndodhur, pavarësisht si keni votuar, ASH-ja ju pret të gjithëve sepse ne jemi partia e lirisë dhe partia e Ndryshimit! Jam krenar për Ju! Ju mirëpresim!”, ka shkruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More