Gerapetritis: Greqia mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar, të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut

nga Xh M

Athinë, 2 qershor – Respektimi i marrëveshjeve është parim themelor i së drejtës ndërkombëtare. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në një intervistë për gazetën greke “Etnikos Kiriks”, e cila botohet në SHBA.

Gerapetritis tha se “deklaratat e fundit të presidentes dhe liderit të VMRO-DPMNE-së minojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila pa përjashtim detyron të gjithë udhëheqësitë e Maqedonisë së Veriut”.

“E theksuam detyrimin e Maqedonisë së Veriut për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe të emrit kushtetues të vendit dhe paraqitëm nevojën e zbatimit të qëndrueshëm dhe dashamirës të saj në të gjitha forumet ndërkombëtare”, tha shefi i diplomacisë greke.

Gjithashtu, ai kujtoi qëndrimin e qeverisë aktuale greke, si opozitë, kur, siç tha, “me kohë vuri në dukje problemet ligjore dhe teknike në Marrëveshjen e Prespës”.

“Megjithatë, ne sqaruam se sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Parlamenti grek, ajo do ta detyrojë vendin. Një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut”, theksoi Gerapetritis.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More