Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë zhvillon mbledhje të jashtëzakonshme

nga D V

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) zhvillon sot një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me agresionin fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Përmes një njoftimi, DHKA fton avokatët të marrin pjesë, duke marrë masa për shtyrjen e gjyqeve.

Sokol Mëngjesi u dhunua me sende të forta nga 4 persona 6 ditë më parë dhe prej asaj kohe ndodhet në koma.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe kërkesën e familjareve, avokati Sokol Mëngjesi është nisur drejt Athinës për të vijuar mjekimin dhe ekzaminimet atje.

Avokati i Sali Berishës u dhunua, mëngjesin e së mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar. Një nga autorët e sulmit ndaj tij u vetëdorëzua, ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerët.

Dy ditë më parë, gjykata e Tiranës la në burg Dritan Nanon, i cili u arrestua si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, si edhe Dorian Alian, një nga agresorët e sulmit ndaj avokatit.

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More