Prezantimi i studimit hulumtues “Raporti i etikës zgjedhore: udhëzues për politikanë të virtytshëm 2.0”

nga D V

Shkup, 5 qershor – Në organizim të Forumit për politika të arsyeshme sot do të prezantohet studimi hulumtues “Raporti për etikën e zgjedhur: udhëzues për politikanë të virtytshëm 2.0”, i realizuar gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në prill/maj të vitit 2024.

Dokumenti është përpunuar në kuadër të projektit “Etika dhe politika – lidhja e nyjes” e mbështetur nga National Endowment for Democacy (NED).

Studimi përfshin tema që lidhen me transparencën brendapartiake në përzgjedhjen e kandidatëve për president, transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, respektim i standardeve etike gjatë fushatës zgjedhore, reklamimi i premtimeve parazgjedhore nën vëzhgimin e opinionit publik, analiza e programeve partiake për të luftuar korrupsionin si dhe analiza e narrativave parazgjedhore në drejtim të inkurajimit apo parandalimit të kulturës së kompromisit politik.

Gjithashtu, studimi ka për qëllim t’i thërrasë partitë politike si përgjegjëse për premtimet e tyre parazgjedhore dhe përmban rekomandime për politikanët dhe përfaqësuesit e zgjedhur.

Studimi është kryer nga ekspertët Gordan Georgiev, Aleksandar Spasenovski, Ibrahim Mehmeti dhe Jasmina Trajkoska-Naumovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More