Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë përmes një postimi në Facebook, disa nga propozimet e programit të PD, të prezantuar të shtunën e kaluar në Kuvendin Programor.
Pjesë e programit të kryedemokratit ishte dhe lufta kundër-korrupsionit.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, lufta kundër korrupsionin, që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit.
Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!