VLEN-i në qeveri ndryshoi mënyrën e festës së përvjetorit të BDI-së, dikur me koncerte sot me fjalime!

nga I.A

Shkup, 5 qershor – Sot Bashkimi Demokratik për Integrim feston 22 vjetorin e themelimit të partisë, por kjo festë për dallim prej festave paraprake është një festë shumë e zbehur dhe e varfër për nga aspekti i organizimit. Nëse dikur BDI përvjetorët festonte me këngëtarë nga Kosova e Shqipëria, me kosto jashtëzakonisht të lartë, sot BDI po feston me fjalime. Kjo festë e zbehur ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 8 majit ku koalicioni opozitar VLEN arriti të sigurojë pjesëmarrjen në qeverinë e ardhme. Ky veprim i VLEN-it ka prishur shumë matematika madje ka prishur edhe metodat e festimit të përvjetorit të BDI-së. Nga festat me këngë e valle në festa me fjalime të gjata e të bezdisshme edhe për vetë anëtarët e kësaj partie, shkruan Zhurnal.

BDI 22 vjetorin feston qetë dhe lirë, koncertet mijëra euro pjesë e historisë e nostalgji –

Bashkimi Demokratik për Integrim sot festoi 22 vjetorin e themelimit si subjekt politik, ndërsa lideri i saj Ali Ahmeti vijon të mbetet lider i pazëvëndësueshëm i kësaj partie. Duke elaboruar rrugëtimin e mbi dy dekadave të kësaj partie kreu i saj Ali Ahmeti numëroi dhe radhiti të arriturat partiake dhe politike për shqiptarët në RMV, duke i dhënë theks të veçantë pozicionimit politik të shqiptarëve në digasteret më të larta shtetërore siç është edhe kryeministri. Por pa pasur mundësi të përmend një punë produktive për shqiptarët nga kryeministri teknik. Përpos euforisë dhe ekzaltimit nga ky moment historik për emërim të një kryeministri teknik.

Ajo që ra në sy në 22 vjetorin e themelimit të partisë ishte festa simbolike të cilën e kishte organizuar BDI, për dallim prej festave paraprake ky derdheshin mijëra euro për koncerte me këngëtarë nga Kosova e Shqipëria për të performuar në sheshet e Shkupit, pa çka se pjesëmarrësit nuk e kishin idenë se për çka festohej merrnin pjesë në ato festa.

E pastaj, eksponentë të kësaj partie me ato pamje manipulinin ku secilin pjesëmarrës e klasifikonin si mbështetës të partisë e cila dinë të organizojë edhe koncerte.

BDI kishte dhanë 100 mijë euro në kohë krize për ta festuar përvjetorin e themelimit të partisë –

Fakt tronditës që 100 mijë euro do i kushtoi BDI-së koncerti për 20-vjetorin e themelimit të saj. E këto para ishin dhënë në kohë krize dhe kanë shkuar për këtë festë ku janë ftuar disa këngëtarë nga rajoni të cilët kanë marrë shuma marramendëse për vetëm pak minuta performim në skenën e përgatitur nga meraklitë e muzikës që ishin eksponentë të lartë të kësaj partie.

Atë kohë nëpër rrjete sociale qarkullonte edhe lista me emrat e këngëtarëve dhe paratë që ata kanë marrë. Buta nga BDI, ka marrë 4 mijë euro. E lista nuk fillon e përfundon me Butën. Është Ledri Vula, ai i cili ka marrë plotë 8 mijë euro për performancën në koncertin e kësaj partie. Pas tij vinte Dafina Zeqiri, Tayna dhe Getoar Selimi që janë paguajtur me nga 7 mijë euro. Nora Istrefi, Lumi B dhe dy këngëtar shqiptar njëri nga Kumanova e tjetri nga Tetova që janë Bardhi dhe S4MM, janë paguar me nga 4 mijë euro.

E gjithë kjo ka qenë dhe ka ngelë pjesë e nostalgjisë së kësaj partie, se më nuk ka koncerte. Humbën pushtetin humbën edhe traditën e shënimit të përvjetorëve nuk ka më festa me koncerte e me këngëtarë që ta rrahin shpinën. Ka shënim të përvjetorit në heshtje e me fjalime.

Zhurnal sjellë në kujtesë të lexuesve reagimin e njërit prej liderëve të Frontit Evropian, çfarë kishte deklaruar për BDI-në vetëm para dy viteve –

Arjanit Hoxha ish eksponent i Lëvizjes Besa e sot kryetar i PDE partisë që është pjesë e Fronit Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti, kishte hezituar të bënte një akt burrëror për t’ia uruar 20 vjetorin partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e veriut, por përkundrazi drejtoi akuza në adresë të kësaj partie.

“Cila është festa që BDI po i pregatit shqiptarëve!? Largimi i mijëra të rinjëve nga vendlindja si pasojë e politikave të gabuara! Partizimi i skajshëm i institucioneve, respektivisht favorizim i atyre që janë me “nënën parti” dhe dëbimi i gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe! Vrasja e shpresës së rinisë shqiptare, nuk mund të kompenzohet me këngë dhe valle. Kur shumë familje nuk po arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, BDI shpenzon mijëra euro për të mbuluar dështimin e tyre me këngë dhe valle! Koha është që ti themi STOP këtij nënçmimi që po na bëhet si popull” kishte shkruar Arjanit Hoxha sot pjesë e Frontit me të cilën udhëheq BDI.

Megjithatë, pjesëmarrja e VLEN-it në qeverinë e ardhme ka ndryshuar gjithçka, pra nga festat me mijëra euro në festa me fjalime të gjata e të bezdisshme për vetë anëtarët e kësaj partie. Pra, BDI dalngadalë po përgatitet për opozitë duke u shndërruar në një parti kursimatare dhe opozitare pa buxhet të tepruar. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More