Një video e rëndë ka qarkulluar në rrjet ku për shkak të mos mosmarrëveshje për një valvul të përbashkët uji midis fqinjëve një burrë nxori një armë dhe qëlloi për vdekje tjetrin.
Pamjet e vëzhgimit tregojnë dy çifte në Escazú, Kosta Rika, duke nisur një debat të ashpër i cili mori një kthesë dramatike.
Një nga fqinjët, Otoniel Orozco Mendoza, e ka përshkallëzuar sherrin verbal nëdhunë fizike, duke goditur me grushta fqinjin e tij Eduardo Ramírez Zamora.
Në hakmarrje, Zamora nxori armën e tij dhe hapi zjarr ndaj Mendozës, duke qëlluar të paktën nëntë herë. Viktima humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Gruaja e viktimës shihet duke bërtitur dhe duke vrapuar ndërsa të shtënat vijuan, ndërsa gruaja e Zamora u përpoq ta tërhiqte atë për të ndaluar burrin e saj që të vazhdonte të gjuante me armë teksa ata iknin nga vendi i ngjarjes.