Maturantët i nënshtrohen sot provimit të dytë ekstern

nga Xh M

Shkup, 8 qershor – Maturantët i nënshtrohen sot provimit të dytë ekstern me zgjedhje nga provimi i maturës shtetërore.

Shumica e kandidatëve, mbi 13 mijë janë regjistruar për testin e gjuhës angleze. Në provim 1356 nxënës do t’i nënshtrohen matematikës, 114 janë regjistruar për gjuhën gjermane, 37 për gjuhën frënge, 84 për estetikë dhe një kandidat për gjuhën ruse dhe për filozofi.

Maturantët të shtunën e kaluar iu nënshtruan provimit të parë ekstern të detyrueshëm – Gjuhë amtare.

Qendra shtetërore e provimeve do të shpallë rezultatet e dy provimeve eksterne më së voni deri më 8 korrik.

Sipas llojit të arsimit, maturën shtetërore në seancën e qershorit e marrin 6341 maturantë nga shkollat ​​e mesme, 8230 nga ato profesionale dhe 263 nga shkollat ​​artistike.

Që të mos ketë rishkrim, maturantët këtë vit japin provimin për herë të parë në sallat e shkollave apo gjimnazet.

Ata që nuk kalojnë do të mund të regjistrohen në seancën e gushtit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More