Nesër dhe pasnesër do të kryhet dezinsektim kundër mushkonjave në Maqedoni

nga D V

Shkup, 10 qershor – Nesër dhe pasnesër në komunat e pjesës juglindore do të kryhet dezinsektim kundër mushkonjave, deklarojnë nga Qendra për Zhvillim nga rajoni Juglindor.

Nesër nga ora 20:00 do të kryhet spërkatje kundër mushkonjave në komunat e Vallandovës, Dojranit, Radovishit dhe Konçes, ndërsa pasnesër në komunat Novo Sellë, Bosillovo, Vasillev dhe Strumicë.

Nëse kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme, dezinsektimi do të kryhet kur do të lejojnë kushtet atmosferike.

Nga Qendra për Zhvillim të rajonit Juglindor i njoftojnë pronarët e bletarëve që marrin masat për mbrojtjen e tyre gjatë periudhës së spërkatjes kundër mushkonjave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More