Manoleva në takim me një pjesë të kolegjiumit profesional dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare e toksikologjisë

nga D V

Shkup, 10 qershor – Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva sot ka zhvilluar takim me një pjesë të kolegjiumit të ekspertëve dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare për toksikologji.

Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë është diskutuar për gjendjen e funksionimit të Klinikës. Zëvendësministrja Manoleva kërkoi nga kolegjiumi mjekësor profesional që të japin propozim për emërimin e drejtorit mjekësor i cili duhet t’i plotësojë kushtet sipas ligjit.

Përfaqësuesit nga Klinika e toksikologjisë kanë informuar zëvendësen se në kohë sa më të shkurtër do të takohen dhe do të dorëzojnë propozim deri te Ministria e Shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More