Shkup, 13 qershor – Pasditen e sotme në Manastir ka pasur stuhi e përcjellë me reshje shiu dhe erë.
Siç shihet edhe nga foto, era e fortë e cila ka arritur shpejtësinë 50 km në orë ka rrëzuar edhe pemë në të gjithë qytetin.
Ndryshe, në Manastir gjatë ditës janë matur 29 gradë, ndërsa deri në fund të ditës pritet mot pjesërisht i vranët, me zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Gjatë natës në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe kushte breshëri.