Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-drejtorit, Sylë Tahirsylaj.
Në njoftimin e bërë nga IHMK thuhet se ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushimin për IHMK.
Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Ai mbahet në mend nga publiku për parashikimin e shpejtë dhe të saktë të motit.