NP Higjiena komunale – Shkup me aktivitete të përforcuara për pastrim pas stuhisë së djeshme

nga D V

Shkup, 24 qershor – NP Higjiena Komunale – Shkup sot në mëngjes kryen aktivitete të përforcuara për pastrim pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkupit gjatë natës së mbrëmshme.Në koordinim me Qytetin e Shkupit, ekipet e Ndërrmarjes realizojnë aktivitete për pastrimin e sipërfaqeve publike dhe të komunikacionit, me qëllim që të mundësohet kalueshmëria e lëvizjes së këmbësorëve dhe rrjedha e sigurt e komunikacionit.

NP Higjiena Komunale – Shkup punon me kapacitet maksimal dhe me angazhimin e të gjithë punonjësve të disponueshëm në terren, si dhe me përdorimin e gjithë mekanizimit.

Aktivitetet zhvillohen në të gjitha komunat e Shkupit, është plotësisht i pastruar dhe i kalueshëm  bulevardi Brigada 16 Maqedonase në komunën e Gazi Babës, bulevardi Nikola Karev (Rruga e Plastikave), nënkalimi i shtëpisë së mallrave “Most”, nënkalimi  Pavel Shatev, si dhe rruga Xhon Kenedi në komunën Çair të Shkupit, ndërsa aktualisht është duke u pastruar rrethrrotullimi i Belasicës.

Ekipet e Ndërrmarjes janë angazhuar edhe për të vendosur përsëri enët për hedhjen e mbetjes të cilat  u zhvendosën gjatë stuhisë.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, në drejtim të sanimit të plotë të pasojave të stuhisë në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More