Shkup, 27 qershor – Edhe përkundër gjithë skepticizmit më tepër për sulme ndaj partisë fituese të zgjedhjeve ditët e para të qeverisjes po dëshmojnë të kundërtën. Kryeministri i vendit është uruar nga liderët evropian dhe që të gjithë kanë shprehur kënaqësi bashkëpunimi për vazhdimin e rrugëtimit drejt BE-së. Më e veçanta e punëve të para të kësaj qeveria e cila akuzohej si qeveri pro ruse, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, vizitën e tij të parë jashtë shtetit prej kur mori këtë pozitë e realizoi në Bruksel duke u takuar me përfaqësues të lartë të BE-së. Këto lëvizje qartësisht definojnë atë çfarë ka synim kjo qeverisje, vazhdim i rrugëtimit të BE-së pa kompromis, shkruan Zhurnal.
BE do të bashkëpunojë me qeverinë e Mickovskit –
Nga ana jonë ne e urojmë kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrat pas formimit të Qeverisë së re të koalicionit dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me të në realizimin e përparimit në reformat thelbësore me qëllim që vendi të përparojë në rrugën evropiane, deklaroi zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero.
“Mendoj se porosia është mjaft e qartë, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentumin që ekziston për zgjerim, me qëllim që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së. Mendoj se të gjithë jeni mjaft të vetëdijshëm për atë që Këshilli i Evropës e tha qartë se e pret nga Maqedonia e Veriut, e gjithsesi kjo u referohet edhe amandamenteve kushtetuese për të cialt Maqedonia e Veriut u obligua t’i zbatojë në mënyrë që të muund të vazhdojë në rrugën e saj të BE-së”, theksoi Pisonero në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e KE-së rreth deklaratës së Mickoskit se “nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës”, si dhe rreth “mos shfrytëzimit të emrit kushtetues nga ana e Qeverisë”.
Përkrahja ndaj kësaj qeverie është e plotë edhe nga SHBA-të, kështu që urimi i amabsadores amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ishte i menjëhershëm. Përpos, urimit ka realizuar edhe takim në Qeveri me kryeministrin, Hristijan Mickovski.
Ajo në rrjetin social X, shkruan se pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të së drejtës.
“Derisa kryeministri dhe kabineti i tij marrin funksionet, me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin për fordimin e sundimit të së drejtës, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, strukturave sociale dhe lëvizjen e vendit në rrugën euro-atlantike”, ka shkruar Aggeler.
Ministri i Jashtëm vizitën e parë jashtë shtetit në Bruksel –
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot, në ditën e dytë të vizitës së parë të punës në Bruksel, do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është parashikuar Mucunksi në selinë e Komisionit Evropian të takohet me shefin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe nefociata anëtarësuese (NEAR), Gert Jan Kopman.
Krahas kësaj, Mucinski do të vizitojë edhe Parlamentin Evropian, ku do të ketë takime me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, eurodeputetin gjerman Dejvid Mekalister dhe me anëtarët e këtij Komisioni, eurodeputetin bullgar Ilhan Quçuk, i cili është edhe raportues për vendin e tij dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik, e cila është edhe anëtare e Delegacionit të Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.
Mucunski dje në selinë e Aleancës në Bruksel u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas së cilës deklaroi se vendi si anëtar i NATO-s duhet të jetë përgjegjës, veçanërisht në një periudhë të kontekstit kompleks gjeopolitik në kontinentin evropian, duke e konfirmuar angazhimin për të përmbushur detyrimin për ndarjen e mjeteve në Buxhetin për mbrojtje në nivel prej së paku dy për qind të PBB-së kombëtare.
Mucunski shprehu kënaqësinë për takimin me Stoltenberg, të cilin e vlerësoi si pozitiv dhe të përzemërt, dhe në të cilin konfirmoi angazhimet e Qeverisë së re, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me anëtarësimin tonë në NATO, si mbështetja e politikës për mbrojtje dhe parandalim dhe mbështetja e vazhdueshme e Ukrainës.
Shefi i diplomacisë shtoi se ai dhe Stoltenberg kanë biseduar edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili do të shënojë 75 vjetorin e formimit të Aleancës.
“Ne po planifikojmë pjesëmarrje aktive ku do të merren vendimet kyçe në lidhje me të ardhmen e Aleancës dhe sigurisht që do të jemi palë aktive në kontributin në ato politika të ardhshme”, shtoi Mucunski.
Ai thekson se përveç përputhshmërisë 100 për qind të vendit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, po aq e rëndësishme është edhe ajo që bën si vend i vogël si anëtar i NATO-s. Mbrojtja e rendit të së drejtës publike ndërkombëtare është shumë domethënëse. Ajo që po ndodh në Ukrainë nga ky këndvështrim, por edhe nga pikëpamja e sigurisë, nuk duhet të lejohet të ndodhë më kurrë. Angazhimet tona, politike dhe të sigurisë, do të vazhdojnë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës dhe përfundimit të këtij konflikti të trishtuar ushtarak sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Mucunski pas takimit me Stoltenberg.
Prandaj, duke marrë për bazë këto veprime të fundit në ditët e para të qeverisjes lirshëm mund të konstatojmë se edhe qeveria e udhëhequr nga Mickovski ka orientim pro evropian dhe rrugëtimi do të vazhdojë tutje. /Zhurnal.mk