Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë në korpusin e NATO-s për diskolim të shpejtë në Selanik

nga D V

Shkup, 28 qershor – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot do ta vizitojë komandën e korpusit të NATO-s për diskolim të shpejtë me seli në Selanik.

Gjatë qëndrimit, Gjurçinovki do të realizojë takim me komandantin e korpusit të NATO-s, gjeneral-nënkolonel Atanasios Garinis, pas së cilit delegacioni do të ketë takim pune me personelin e shtabit kryesor të korpusit të NATO-s.

Në takimin midis gjeneralëve Gjurçinovski dhe Garinis, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak dhe për mundësitë dhe format për aktivitete të mëtutjeshme të përbashkëta me Korpusin e NATO-s.

Nga Shtatmadhoria e Armatës kujtojne se pranimi në korpus të NATO-s për dislokim të shpejtë u bë në vitin 2023, pas nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarësimit, me të cilën, siç thonë, filluam me pjesëmarrjen e një oficeri shtabi. Në takimet e mëparshme të gjeneralit Gjurçinovski me komandantët e korpusit, u diskutua për mundësitë e shfrytëzimit të objekteve të PU “Krivollak” dhe për trajnim të përbashkët dhe aktivitete stërvitore.

“Bashkëpunim aktiv ushtarak Armata realizon edhe me korpusin e NATO-s për diskolim të shpejtë me seli në Itali, ndërsa nëpërmjet përfshirjes në aktivitetet e këtyre forcave ne rrisim kontributin tonë në forcimin e sigurisë kolektive dhe përmirësimin e aftësive tona, trajnimit dhe ndërveprimit gjatë angazhimit në operacionet e udhëhequra nga NATO”, informuan nga Armata. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More