Tetovë, 29 qershor – Në ora 13, është caktuar seanca e Këshillit të Tetovës e cila ka 7 pika në rend dite. Meqë kryetari i deritanishëm i Këshillit të Tetovës, Besar Durmishi është larguar nga pushteti lokal dhe është emëruar ministër i Ekonomisë, me seancën e Këshillit do të kryesojë Ratko Davidovski, këshilltar nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
