Këshilltari rumun i Ramës, debat në seancë, PS refuzon interpelancën e kërkuar nga PD

nga D V

Socialistët e refuzuan kërkesën e demokratëve për interpelancë urgjente me Kryeministrin, lidhur me emërimin si këshilltar të Ramës të një shtetasi rumun, ish-agjent i shërbimeve inteligjente të Bukureshtit, që dyshohet për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë për shkak se nuk bazohet në rregulloren e Kuvendit”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Qëndrimi i Nikollës solli reagimin e Gazment Bardhit që nuk i kurseu akuzat.

Rezulton se përveç se i përfshirë në veprimtari korruptive në shtetin e tij, është i lidhur me një linjë të drogës. Nëse e ka marrë për ta këshilluar për cilësinë e kokainës ne tërhiqemi nga interpelanca”, tha Gazment Bardhi.

Ngacmimet e demokratit prekën disa prej deputetëve të PS. Fillimisht Erion Braçe e më pas Mimi Kodheli, u përfshinë në një seri replikash me Bardhin, ku nuk munguan as fyerjet personale.

Nga mbrojtja, maxhoranca kaloi në sulm. “Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit, një këshilltar i marrë nga llumi i mafies sllave dhe që ulej në Këshillin e Sigurimit ka kaluar”, tha Bledi Çuçi.

Pasi justifikoi emërimin e Coldeas si këshilltar të Ramës, kreu i Grupit Parlamentar socialist, njoftoi se ai nuk punonte më për Kryeministrin.

Personi që kërkoni interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, madje me gradën gjeneral.

Argumenti i socialistit Çuçi nuk i bindi demokratët, por shtoi më shumë tensionet. Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, pasi Nikolla i ndërpreu fjalën Flamur Nokës. Zhurma mbizotëroi për minuta të tëra në sallë dhe Nikolla u detyrua të ndërpriste seancën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More