Mexhiti uron Ibrahimin: “Alternativa” do të vazhdojë të jetë e fuqishme

nga Xh M

Shkup, 7 korrik – Kryetari i LD Izet Mexhiti ka uruar Zeqirija Ibrahimin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Alternativës si kryetar.

Jam i bindur se nën drejtimin tuaj, Alternativa do të vazhdojë të jetë e fuqishme, dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë, është shprehur mes tjerash Mexhiti.

I nderuar profesor Zeqirija Ibrahimi,

Me kënaqësi të madhe dhe ndjenjë të thellë respekti, ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj kryetar të Alternatives, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Kumanovë.

Jam i bindur se nën drejtimin tuaj, Alternativa do të vazhdojë të jetë e fuqishme, dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Afrim Gashin, tashmë ish kryetarin e Alternativës dhe kryetarin aktual të Kuvendit të RMV-së, me të cilin bashkëpunimin do ta vazhdojmë në kuadër të institucioneve shtetërore, për realizimin e interesave të të gjithë qytetarëve të vendit, veçmas shqiptarëve, në mënyrë që t’i përmbushim premtimet e dhëna.

Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar për të vazhduar edhe me ju, bashkëpunimin e shkëlqyer, që kemi ndërtuar deri më tani me Alternativën.

Me respekt dhe urime të sinqerta,

Ju dëshiroj suksese të mëtejshme, në këtë detyrë të re dhe të rëndësishme!

https://www.facebook.com/share/p/THwfE8ur3F2M2KCs/?mibextid=oFDknk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More