Dorëhiqet Këshilli dhe imami i xhamisë në Dellogozhdë të Strugës

nga I Z

Strugë, 12 korrik– Një vit para skadimit të mandatit, janë dorëhequr Këshilli dhe imami i xhamisë në Dellogozhdë të Strugës, për shkak të iniciativës së një grupi të individëve.
Këshilli dhe imami aktual megjithatë shprehin gatishmëri për të vazhduar mandatin në rast se marin mbështetje nga banorët e fshatit.

Ja sqarimi i tyre i plotë:

LAJMERIM

Të nderuar bashkfshatar, me anë të ksaj letre dëshirojm të ju informojm se disa persona në emër të fshatarëve të fsh. Dollogozhd si grup iniciativ kërkojn nga muftinia e Strugës zgjedhje te jashtzakonshme te keshillit te xhamise respektivisht shkarkimin e këshillit të xhamisë dhe imamëve të xhamisë. Grupi iniciativ, në dy kërkesa të veçanta dmth në njërën kërkes kërkojn shkarkimin e imanëve të fshatit dhe në tjetrën kërkes kërkojn zgjedhjen e këshillit të ri të xhamis respektivisht kërkojn zgjedhje të parakohshme (jashtzakonshme) të këshillit pa mbaruar afati 4 vjeçar.
Me që zgjedhjet e rregullta të këshillave të xhamisë janë pas një viti, këshilli i xhamisë i kërkoi muftiut ta mbaroj afatin 4 vjeçar për të mbaruar proektet e pa përfunduara, mirpo muftinia me anë të një letre zyrtare kërkon nga këshilli i xhamisë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të këshillit të xhamisë.
Te nderuar bashkfshatar, ne jemi ketu me pelqimin tuaj, nese ju nuk na doni, nese ju nuk jeni te kenaqur me keshillin e xhamise dhe me imamet e xhamise, ne nuk qëndrojm këtu me zort (dhunë), as imamët as këshilli i xhamisë.
Keshilli i xhamisë bashkarisht me gjithë imamët prej këtij momenti japim dorëheqje.
Muftinia le të organizoj zgjedhje dhe le te zgjedh edhe këshill të ri edhe imam të ri.
Te nderuar bashkfshatar, nëse shprehni dëshir për vazhdimin tonë drejtohuni muftinis, nëse nuk shpehni deshir, na bëni hallall dhe zgjidhni edhe këshill të ri edhe imam të ri.

Personat të cilët dorëhiqen :

Imam Nedrit Koxhaxhiku

Imam Evzi Mamudi

Hafëz Ariton Zeqiri

Nga kshilli i xhamisë :

Profesor Mr. Kushtrim Bilali

Doktor Erijon Bilali

Doktor Shkumbin Reçi

Doktor Harbin Dani

Ismet Alasani

Elvis Kurtishi

Argëtim Islami

AbdulAdi Kica

Ami Dërvishi

Me respekt
12/07/2024
Keshilli dhe imamet e xhamise.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More