Kujdes i shtuar për fëmijët nga temperaturat e larta, të mos kurohen në kushte shtëpiake!

nga I.A

Shkup, 19 korrik –  Temperaturat e larta dhe ushqimi në këtë mot të nxehtë janë nxitësit kryesor të infeksioneve të ndryshme, e më të atakuar janë fëmijët dhe të moshuarit. Prandaj, për dyja kategoritë është i nevojshëm kujdes special Infeksionet virale të traktit gastrointenstinal kanë mbushur repartin e fëmijëve në spitalin e Kumanovës. Fëmijët zakonisht ankohen për të vjella, plogështi dhe temperaturë. Më të prekura janë foshnjat, por edhe fëmijët deri në dy vjeç, imuniteti i të cilëve është më i ulët. E rëndësishme është që kurimi i tyre mos të bëhet në kushte shtëpiake, por gjithsesi të kërkohet ndihma adekuate mjekësore, shkruan Zhurnal.

Infeksionet virale mbushin spitalin e Kumanovës, Pediatrët: Fëmijët e vegjël të mos kurohen vet –

Infeksionet virale të traktit gastrointenstinal kanë mbushur repartin e fëmijëve në spitalin e Kumanovës. Fëmijët zakonisht ankohen për të vjella, plogështi dhe temperaturë. Më të prekura janë foshnjat, por edhe fëmijët deri në dy vjeç, imuniteti i të cilëve është më i ulët. Për shkak të pasqyrës së rëndë klinike, pediatret potencojnë se këto raste përfundojnë në terapi me infuzione ose hospitalizohen.

“Kemi një numër në rritje të fëmijëve nga vendi, por edhe fëmijë që kthehen nga jashtë. Për 24 orë gjatë vikendit kemi deri në 80 fëmijë të ekzaminuar në mënyrë ambulatore dhe më pak janë të shtruar në spital. Sa i përket fëmijëve që punojnë vijnë më së shumti deri në 50 fëmijë, sidomos gjatë natës, pasqyra klinike për disa është e rëndë, ata janë të dehidruar.”, deklaroi drejtuesja e repartit në spitalin e Kumanovës, Ferihan Bajrami, për RTM.

Për t’u parandaluar infeksionet virale, pediatrit rekomandojnë respektimin e regjimit ushqimor higjienik, që përfshin larjen e shpeshtë të duarve dhe vizitën në kohë te mjekët.

“Ne nuk rekomandojmë mbajtjen e të vegjëlve në shtëpi për më shumë se 24 orë, për t’i kuruar vet. Por fëmijët më të rritur duhet të marrin elektrolite, probiotikë, ujë, lëngje dhe ushqime më të lehta.”, theksoi Bajrami për RTM.

Sipas pediatërve, për dallim nga viruset, gjendja me pertusis apo kollën e mirë në repartin e fëmijëve në Kumanovë është stabile.

Mjekët sugjerojnë që të vizitohen por nga ana tjetër spitalet përballen me mungesë mjekësh –

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More