Paneli i parë nga fushata “Të gjithë për një administratë publike profesionale dhe cilësore”

nga D V

Shkup, 31 korrik – Ministria e Administratës Publike sot e organizon panel diskutimin e parë nga fushata nën moton “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”.

Siç është njoftuar, fjalime hyrëse do të kenë ministri i Administratës Publike Goran Minçev, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN) Neda Maleska Saçmaroska dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Methju Loson.

Në temën “Vizioni dhe përpjekjet e Qeverisë në fushën e menaxhimit të mirë dhe reformës së administratës publike” do të flasin ministri Minçev, zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Qeverisje të Mirë Arben Fetai, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More