Ramosaj nga liqeni i Radoniqit i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Hajde notoni argatë të dreqit

nga Xh M

Në mes VV-së dhe AAK-së së fundi ka një debat të ashpër fjalësh.

Madje nga të dyja anët shpesh herë kanë kaluar edhe deri në ofendime.

Madje së fundi një deklaratë e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje me atë që tha ambasadori amerikan se me hapjen e urës së Ibrit në këto momente rrezikohen ushtarët amerikanë.

E pas kësaj reagime të shumta pati nga Vetëvendosje.

Por siç duket kësaj “valle” tashmë i është futur edhe kryetari i Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ai ka publikuar disa fotografi mbi lumin Radoniq, derisa pjesëtarët e VV-së dhe të Qeverisë i quajti “argatë të dreqit”.

Ky reagim në lidhje me Radoniqin erdhi pas deklaratës së Dejona Mihalit, që fliste për Radoniqin e Haradinajn në vitin 2017.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More