Kasami me arbëreshët e Italisë ia krisin këngës shqipe

nga Xh M

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka qëndruar për vizitë pune disa ditore në Sicili të Italisë i shoqëruar me një delegacion nga komuna e Tetovës.

Gjatë qëndrimit në Bashkinë e “Piana degli Albanesi”, e njohur si Hora e Arbëreshëve, komuna arbëreshe në Itali kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami u mirëprit nga homologu i tij Rosario Petta,

Vizitë kjo si rezultat i përpjekjeve për afrim me arbëreshët e Italisë, si një komunitet i rëndësishëm në këtë vend mik.

Takimi kishte në fokus bashkëpunimin kulturor, arsimor, sport, turizëm, shkëmbime ekonomike, të studentëve. Poashtu u përcaktuan edhe pikat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kasami gjatë vizitës ishte i pranishën në natën finale të Festivalit të Këngës Arbëreshe, ku mori pjesë e SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

E pas performancës të SHKA “Xheladin Zeqiri, Kasami ka ndarë me ndjeksit video me momente të mrekullueshme duke kënduar këngën “Mora Fjalë” bashkë me arbëreshët e Italisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More