Gjendet pas 6 orësh turistja gjermane në kanionin e Gjipesë

nga Xh M

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe ato të FNSH-së i shkuan në ndihmë këtë të mërkurë një turisteje gjermane, e cila mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë. Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja u lokalizua dhe u nxor nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet e Policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e turistes, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime”, tha policia e Vlorës në një njoftim për mediat.

Autoritetet apelojnë qytetarët dhe turistët, në rast emergjencash ose kur kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. “Shërbimet e Policisë janë gjithmonë në gatishmëri për t’ju ndihmuar dhe për t’ju siguruar në çdo moment dhe në çdo vend!”, thotë policia në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More