Do të tërhiqen ambasadorët në punën e të cilëve do të konstatohen parregullsi, njoftoi Mickoski

nga D V

Shkup, 23 gusht – Ambasadorët në punën e të cilëve do të konstatohen parregullsi do të tërhiqen, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

“Të njejtit do të tërhiqen. Ka shumë të tillë. Një pjesë e atyre parregullsive të cilat hetohen janë edhe parregullsitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, veprimi i organeve zyrtare të cilët ishin pjesë e MPB-së, si dhe disa nga ambasadorët të cilët, për fat të keq, më duhet të them kanë keqpërdorim të madh të mjeteve të qytetarëve nga Buxheti”, deklaroi kryeministri Mickoski, i cili ishte për vizitë në Kadastër.

Ambasadori dhe përfaqësues i përhershëm në KB Lubomir Fërçkovski dha dorëheqje me shkrim në Kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Prej më parë, Fërçkovski ishte thirrur në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por siç deklaroi ministri Timço Mucunski, biseda nuk është zhvilluar ende për arsye shëndetësore të ambasadorit.

Mucunski gjithashtu në bisedë u bëri thirrje edhe disa ambasadorëve tjerë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More