Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës ka parandaluar kontrabandimin me 1 mijë e 420 litrave të pijeve të ndryshme, në pikën kufitare në Jarinje.
Dogana përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.
Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë.