Shkup, 29 gusht – Deri në fund të shtatorit do të miratohen ose ndryshohen gjithsej gjashtë ligje kyçe në procesin arsimor, me të cilat do të fillohet reformë rrënjësore në hallkën ndoshta më të dobët të shoqërisë, paralajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Në lidhje me pagat e mësimdhënësve, ajo theksoi se do të rriten kur realiteti do ta mundësojë këtë.
Ajo tha se ndryshimi më i madh pritet të ndodhë në arsimin e lartë, ku vendimet do të merren nga Organi Kombëtar për Reformat në Arsimin e Lartë, i cili është në proces formimi.