“Ethet e Nilit”/ Konfirmohen edhe 3 raste të reja në Elbasan

nga Xh M

Në Elbasan janë konfirmuar zyrtarisht edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”, duke e çuar në total në 5 numrin e të prekurve në Qarkun e Elbasanit.

Sipas burimeve zyrtare tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut, një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër, një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan, një 60-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, të prekurit nga virusi “Ethet e Nilit” po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan.

Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.

Në Qarkun e Elbasanit në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë po gjatë këtij muaji, u identifikuan rastësisht dy raste me virusin “Ethet e Nilit”.

Fatmirësisht ata rezultojnë të shëruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More