Ganiu priti drejtoreshën e Teatrit Shqiptar Vjollca Bekteshi

nga Xh M

Shkup, 13 shtator – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Teatrit Shqiptar Vjollca Bekteshi, ku u diskutua për pjesëmarrjen e këtij institucioni në Festivalin “Moisiu”.

“Sot mirëprita në komunën tonë ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Teatrit Shqiptar Vjollca Bekteshi, ku diskutuam për pjesëmarrjen e këtij institucioni në Festivalin “Moisiu”. Ky festival këtë vit mbahet në Prishtinë, ndërsa vitin tjetër mbetemi me shpresë se Shkupi do të jetë nikoqir.

Gjithashtu diskutuam edhe për nevojat e Teatrit Shqiptar dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme si komunë për aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Takimi u përmbyllë me shpresë dhe pozitivitet se Teatri Shqiptar do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve përmes eventeve të ndryshme kulturore”, ka shkruar Ganiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More