Nikolloski: Ka interes të madh për futjen e destinacioneve të reja

nga Xh M

Shkup, 17 shtator – Ka një interesim të madh të linjave ajrore për të prezantuar destinacione të reja nga aeroportet e brendshme, tha sonte zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai njofton se pas përfundimit të thirrjes publike në fillim të tetorit, do të përzgjidhen kompanitë më të mira që do të ofrojnë destinacione të reja atraktive, dhe në këtë mënyrë do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen dhe përmirësimin e trafikut ajror në vend.

“Ka shumë interes dhe do të zgjedhim më të mirët. Ajo që do të konfirmoj është se destinacionet e reja do të futen me orarin e fluturimeve verore, pasi linjat ajrore planifikojnë fluturimet një vit përpara.

Ne kemi zgjedhur këtë mënyrë sepse duam të sjellim udhëtarë të rinj në vend, jo që qytetarët të largohen nga vendi. Ne kemi zgjedhur mbështetjen financiare si një nga prioritetet e Qeverisë sepse pas koronës kemi një rënie të vazhdueshme të numrit të pasagjerëve dhe kjo është një mënyrë për të përmirësuar trafikun ajror dhe për të ofruar kushte të pranueshme udhëtimi”, tha Nikollovski për “Alfa”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More